Politikë

Për të gjithë hipokritët që sot duan të fshehin surratin pas bustit të Gjergj Kastriotit!

Për të gjithë hipokritët që sot duan të fshehin

Sot vizita e Erdogan, u shoqërua me një teori konspiracioni të re, apo të radhës.

Pati nga ata që e lidhën këtë vizitë zyrtare si aspak rastësi në ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Vizita e Erdogan në Tiranë kishte motiv kryesor inagurimin e pallatave të rindërtuara në Laç, me financim të plotë të qeverise turke.

Erion Braçe ka bërë një reagim të fortë ndaj zërave konspirativ në lidhje me këtë vizitë: URDHERONI;
PERGJIGJE PER 17 JANARIN, PRESIDENTIN E TURQISE, HIPOKRITET, URREJTESIT, SHARESIT:

E RENDESISHME ESHTE TE MBASH FJALEN/ Sot ne Lac, presidenti i #Turqise, dorezoi celesat e ANGAZHIMIT te vendit te tij ne ndihme te #Shqiperise, familjeve te saj te rrenuara nga #TERMETI;
Ndaj, ja vlen qe ti shpreh mirenjohjen popullit te #Turqise, qeverise dhe presidentit Erdogan per ndihmen bujare, konkrete e ne kohe ndaj 522 familjeve ne LAC;
Faleminderit me zemer!

POLITIKAJVE SOVRANISTE E HIPOKRITE QE DUAN TE FSHEHIN SURRATIN TEK BUSTI I GJERGJ KASTRIOTIT/ Eshte e turpshme qe sot, politikaj sovraniste zbuluan se ne nje dite si kjo eshte ndare nga jeta Gjergj Kastrioti. 17 janar ka qene dhe vjet, dhe parvjet, per vite te tera me rradhe ka patur 17 janar, po asnje nga keta hipokrite nuk eshte kujtuar per Gjergj Kastriotin.
Madje dhe kur dikush impononte nje vit te tere per Gjergj Kastriotin, keta, tamam keta ulerinin se ai po zbriste Gjergj Kastriotin nga kali per tu bere vete HERO!
Neveri!

PER URREJTESIT INJORANTE QE NUK DINE ASGJE MBI HISTORINE, ROLIN E GJITHKUJT NE TE/ Injorante zgjohuni! Nuk ka ardhur ne Shqiperi sulltan MEHMETI; LUFTA KA MBARUAR SHEKUJ TE SHKRUAR, nuk po ju pushton njeri. Ne kete vend ka ardhur presidenti i Turqise se sotme e cila nuk ka asnje pretendim territorial ndaj ketij vendi, nuk po ju pushton fshatin a qytetin, thjesht po dorezon kontributin e popullit te tij per familjet e rrenuara nga termeti. Nuk ju detyron kush te jeni mirenjohes, por te ndalni peshtymat ndaj gjithkujt qe nuk mendon si ju ja vlen ta beni.

HERONJTE E VERTETE NUK I ZHBEN DOT ASGJE/ Po flas per heronj te vertete, bere prej luftrave per liri; as qe e kam per ata emri i te cileve kendohet nga injorantet e bere bashke ne kore “O SALI (o Ilir, o Lulzim) O HERO, GJITHE SHQIPERIA TY TE DO!); Po flas per GJERGJ KASTRIOTIN, lufta per liri e te cilit nuk zhbehet, nuk harrohet dot nga kerkush; HERONJTE E VERTETE NUK SHUHEN, MBETEN PERGJITHNJE DHE KY ESHTE GJERGJ KASTRIOTI!

Ndaj boll me dite vdekje;
Edhe pas 554 vitesh ja ku eshte, tek te gjithe, nuk u shua, ka mbetur pergjithnje si Gjergji i shqiptareve, jo si Beu i injoranteve!