Politikë

Përfundon mbledhja, Bylykbashi me tone të ashpra: Asgjë s’pranon PS, vetë mbush vetë numëron kutitë

Përfundon mbledhja, Bylykbashi me tone të ashpra: Asgjë

Ka zgjatur katër orë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, por kompromis nuk ka. Madje sot tonet e përfaqësuesve të opozitës ishin më të ashpra. Oerd Bylykbashi nga PD deklaroi se PS nuk ka pranua asnjë nga propozmet e PD-së, dhe se ka qenë opozita e cila ka bërë kompromis për çështje pa rëndësi.

Propozimi që është refuzuar sot ka të bëjë me identifikimin biometrik të zgjedhësve.

Lexoni deklaratat e Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.

Bylykbashi: PS sot përsëri duke ditur që është çëshjte themelore, nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë vetë i numëron vetë shpall rezultaitin. PS në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, vjedhjen e votave në tavolinë. Kjo është vijë e kuqe që nuk do lejojmë të kalohet, Pa arritur dakordësi që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik, përpjekjet e tjera janë përpjekje për të maskuar atë që thashë më para. Kemi bërë propozime për të garantar voten e zgjedhësve shqiptarë, që ajo votë që hidhet ajo të numërohet e paprekur dhe rezultati të përcaktojë fituesin dhe rrotacioni ndodh me votë. Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Pavarësisht fleksibilitetit tonë për kompromis jemi përballur me të gjitha refuzimet. PS do të krijojë një alibi, që në fund të procesit ti çojë parlamentit rregullat pa kompromis. Çdo kërkesë na është refuzuar.

Pse nuk realizohet? Pse e refuzon PS?

Vasili: Argumenti është bajat, ideja që nuk realozihen dot 5000 qendra votimi për identifikimin biometrik. Këtë thotë PS se nuk e bën dot.

Modeli është legjitimi i eksperimentit të 30 qrshorit ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë tashmë të bëhenme ligj. Parimi Stalinist se ka rëndësi të votojnë njerëzit se i numërojmë ne nuk do lejohet. Me votime normale të drejta të lira qeveria nuk i fiton kurrë zgjedhjet. Do të mbushë kutitë ti numërojë po vetë. Ajo që kemi vendosur pa kthim është asnjë cm më poshtë nga standardet që ekzistojnë, dhe të hyjmë në një rrugë që nuk ka ekzistuar kurrë gjatë pluralizmit shqiptar. Sot PS ka vetëm nje strategji të rrembejë komisionet dhe votat, të miratojnë njëanshmërisht reformën zgjedhore. Propozimet e opozitës janë publike të qarta, në paritet absolut.