Politikë

Përgjigjja e Edi Ramës për gazetarët kur e pyesin nëse do marrë masa ndaj Gylenistëve pas parakushtit të Erdogan

Përgjigjja e Edi Ramës për gazetarët kur e pyesin nëse

Kryeministri Edi Rama, foli për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS.

I pyetur nëse do të marrë masa ndaj Gylenistëve Rama u përgjigj:

“Ne nuk i kemi asnjë borxh Presidentit të Republikës së Turqisë, sikundër as presidenti i Republikës së Turqisë nuk na ka ne asnjë borxh, sepse mes miqsh dhe me një miqësi vëllazërore nuk ka borxhe, që të jemi të qartë.”

Presidenti Turk Erdogan foli për Fetullah Gylen në konferecën e përbashkët me kryeministrin Rama gjatë vizitës një ditore në Shqipëri. Ai tha se pret që Shqipëria të punojë për të luftuar anëtarët e organizatës FETO të cilën ai e quan organizatë terroriste, të drejtuar nga kleriku Fetullah Gulen.