Politikë

Përjashtimi i Berishës nga PD/ Veliaj: Basha meriton respekt, mori një vendim të guximshëm

Përjashtimi i Berishës nga PD/ Veliaj: Basha meriton respekt, mori
Veliaj ne nje interviste ne Top News

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vlerësuar vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas vendimit të SHBA-ve për ta shpallur atë person “non grata”.

Në një intervistë për Top News, Veliaj theksoi se Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm duke përjashtuar Berishën dhe për këtë meriton respekt.

“Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm, edhe duhet vlerësuar le të themi më në fund disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia. Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt”-tha Veliaj.

Tiranapost.al