Politikë

Përplasja me Berishën, Çlirim Gjata për Bashën: do ngelet si Pirro i Epirit, opozita po shkon drejt shuarjes

Përplasja me Berishën, Çlirim Gjata për Bashën: do

Juristi Çlirim Gjata ka deklaruar ditën e sotme se se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të ngelet si Pirroja i Epirit, i vetëm, pasi ata që e mbështesin do ta braktisin.

Gjata theksoi në një intervistë për Fax Neës se nuk është aq e thjeshtë të përjashtosh Berishën nga PD, siç pretendon Basha dhe njerëzit e afërm të tij në parti, duke shtuar se “shiko çfarë opozite ka përfunduar”.

Nga ana tjetër, Çlirim Gjata ftoi deputetët e PD-së të shkojnë e të bëjnë verifikimin e firmave të mbledhura nga Berisha, njësos siç bëri sot Agron Shehaj.

“Po shkon drejt shuarjes opozita. Foltorja ka një vlerë të madhe. Një zot shpie pa rob brenda kështu do mbeste PD. Foltorja i fton të gjithë të vijnë të diskutojmë problemet dhe të ringremë PD-në. Pala tjetër është kapur pas karriges. O do të riorganizohet PD, me qëllim rrëzimin e regjimit të Ramës, Shiko çfarë opozite ka përfunduar, ose do ikin të gjithë demorkatët dhe do ngelë si Pirro i Epirit pa ushtri, i rroftë fitorja. Më bën përshtypje drejtimi që kanë marrë drejtuesit e PD-së që flasin për përjashtime. Vërtetë mendojnë se mund të përjashtojnë Berishën me një lëvizje dorë? Sali Berisha largohet vetëm kur do ai. 13 vite vetëm Sali berisha e ka mbajtur në pushtet të djathtën.

Çdo deputet le të shkojë dhe të bëjë një verikim të rastësisëhëm të listave. Janë shumë kollaj të verifikueshme. Ka dhe numrat. Dhe pyetet ke firmosur me vullnet te lire? Keni një person që po bën atë që ne kemi kaq kohë që e themi. Ata nuk duan ta pranojnë prandaj e thirrën në 18 dhjetor. Nëse do të ishte një bllof, ata nuk thërrisnin kongres tjetër. Kur panë që gjithçka ishte e rregullt, thirrën në datë 18. E vlerësoj këtë që ka bërë z. Shehaj“, tha Gjata.

Tiranapost.al