Politikë

Përplasja Online apo fizikisht, për Komisionet mes maxhorancës dhe opozitës

Përplasja Online apo fizikisht, për Komisionet mes maxhorancës

Përplasjet mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me zhvillimin e komisioneve parlamentare vijon edhe ditën e sotme. Përfaqësuesit e opozitës janë paraqitur sot fizikisht në Komisione, ndërkohë që maxhoranca iu ka kërkuar atyre që të futen në platformën Online, dhe se mbledhjet do të vijojnë të mbahen online për shkak të situatës me koronavirusin.

Komisioni i Edukimit dhe i Arsimit ka nisur pa opozitën ndërkohë që po drejtohet nga zvkryetari Petro Koçi. Pas mbërritjes në sallën ku zhvillohen komisionet, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen me argumentin se maxhoranca nuk u paraqit: Sepse nuk do të ballafaqohet me opozitën, thonë ata.

Agron Gjekmarkaj, në dalje nga salla, tha për mediat:

‘Gjendemi përballë një situatë absurde. Mazhoranca nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk duan të diskutojnë për çështjen arsimit. Kanë shumë gjëra që duan t’i kalojnë në mënyrë që mos të përballen me opozitën.’

Nga mbledhja Online e Komisionit për Edukimin dhe Median, Petro Koçi tha:

"E qartë që përfaqësuesi i opozitës ka pretendim. Nuk është komisioni që zgjidh pretendimet mbi ecurinë e procedurave parlamentare, por konferenca e kryetarëve. Jemi të detyruar si shumicë, jemi shumicë edhe në këtë komision, të zbatojmë vendimin e konferencës. Shpresojmë të kemi procedim konsensual. Për momentin jemi të detyruar vendimin."

Nuk dihet se si do të vijojë, nëse opozita do të bindet për t’u futur online, apo nëse maxhoranca do të pranojë që Komisionet të zhvillohen fizikisht.

Mbledhja online me përfaqësuesit e maxhorancës:

*Tiranapost.al.