Politikë

Përplasja për numëruesin e votave mes LSI dhe PDIU: Çështja shkon në KAS

Përplasja për numëruesin e votave mes LSI dhe PDIU:

Përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së janë përplasur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një ditë më parë, lidhur me faktin se cilës prej partive i takon të ketë numëruesin e katërt të votave, në zgjedhjet e 25 Prillit. Është përcaktuar përfaqësuesi i LSI-së, por PDIU ka bërë ankimim ditën e sotme.

Komisioni i Ankimimeve do të hedhë me short përcaktimin e relatorit të kërkesës ankimore të depozituar nga PDIU, Partiapër Dejtësi, Integrim dhe Unitet.

Tre ditë më parë, PDIU, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017 pretendoi se numëruesi i katërt në grupet e numërimit të votave do duhet të ndahej me short me LSI-në pasi të dyja partitë janë forca opozitare.

Përfaqësuesi i LSI-së u shpreh kundër duke argumentuar se PDIU nuk ka listën e vet të kandidatëve në fletën e votimit sepse është nën siglën e PD.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi dje që këtë numërues ta marrë LSI pas argumentit të përfaqësuesit të LSI, ndërsa sot PDIU bëri hapin e radhës në Komisionin e Ankimimeve.

*Tiranapost.al.