Politikë

Përplasjet Rama-Meta! Ilir dëgjo gocën që të thotë babi mos pi po eja në shtëpi. Meta: Do shkoj kur të shkosh ti në psikiatri

Përplasjet Rama-Meta! Ilir dëgjo gocën që të

Janë rritur tensionet dhe retorikat më të ashpra në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Kryeministri Rama nga takimi elektoral në Tiranë ku u ndal tek deklaratat e presidentit për patronazhistët dhe përdorimin e të dhënave i bëri thirrje të dëgjojë vajzën e tij.

Edi Rama: Unë e di dhe çfarë do mendojë Meta nesër ne po të njëjtën orë. O Ilir dëgjo vajzën dhe shko në shtëpi, shko në shtëpi, je president akoma, nuk bën vaki, nuk ka bërë kurrë vaki kjo çmendi. Dëgjo vajzën që të tha babi mos pi po eja në shtëpi.

Presidenti Meta i përgjigjet në rrjetet sociale edhe me foton e autorit të plagosjes në Kavajë, ku sipas PD pretendohet se është pjesë me PS: Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri, shkruan ai.

Një ditë më parë presidenti Meta në konferencë për shtyp tha:

Patronazhistët, duke e ditur pikën e dobët, më ngacmojnë vajzë e vogël. Ajo thotë babi mos pi më të lutem. Se kujton se pi, i thonë patronazhistët. Po jo i thashë të keqen babi. I thonë gocës së babit, të qetësohet, të jetë i qetë, të ruajë figurën e Presidentit. Të ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shteti është në survejim. Se ka problem fare presidenti se është në survejim. Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë. Ndaj i ftoj të gjithë deri më 25-26 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor se jam president dhe nuk më shkon se mund të mbyten në reklama'.

Statusi i plotë i Ilir Metës:

Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?
Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.
Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!
Shqipëria e shqiptarëve! ?? Shqipëria në Bashkimin Europian!
Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

*Tiranapost.al.