Politikë

Përzgjidhen 326 kandidatët për zgjedhjet nga PD: Lista i shkon Bashës në zyrë!

Përzgjidhen 326 kandidatët për zgjedhjet nga PD: Lista i shkon

PD ka mbyllur dje procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Sipas deklaratës, nga 3593 kandidatë të propozuar, lista përfundimtare ka nxjerrë 326 kandidatë për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Emrat e kandidatëve PD ende nuk i bën me dije, ndërkohë që dje kreu i PD-së Lulzim Basha tha se nuk kishte zgjedhur ende zonën ku do të kandidonte, të njëjtën përgjigje dha dhe për Sali Berishën.

Sipas PD-së, procesi i përzgjedhjes kaloi përmes tre fazave, ndërkohë që kandidatët e propozuar janë vlerësuar përmes një komisioni të ngritur për këtë proces.

‘Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit’, thuhet në deklaratë.