Politikë

Plani i Bashës për pandeminë, Rama e komenton menjëherë: Është si shalqi me provë dhe largqoftë të ishin ata kur ra Covidi

Plani i Bashës për pandeminë, Rama e komenton

E quan mungesë serioziteti planin e kreut të PD-së për menaxhimin e pandemisë. Kryeministri Rama e krahasoi Bashën me shalqi me provë të pangrënshëm duke nënkuptuar se ai u provua me aleatët në qeveri. 'Largqoftë nëse do ishin ata kur ra Covid-i. 

Basha prenzatoi paketën e rimëkëmbjes, ju përveç paketës për punësimin a keni plan me këtë fokus te shëndetësia? Paralamëruat se do rishikohet taksa prograsive.

Për atë që e quani kandidat për kryeministër përgjigja është e thjeshtë, është shalqi me provë, domethënë i pangrënshëm sepse nuk ka ardhur nga hëna po ka qenë në provë disa herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuajtura platforma atlternative është shprehje e mungesë së seriozitetit të provuar në kohën kur këtë vend e ka qeverisur tjetër kush, larg qoftë të kishte ndodhur që flama e covidit ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me grupin e asaj ozopitës së bashkuar në pushtet dhe ti kishte gjetur në këtë vend spitalet që gjetëm ne kur erdhëm, shërbimet kapacitetet profesionale që gjetëm ne kur na besuan shqiptarët mjaftojn ta kuptojmë se jo nuk është betejë mes nesh dhe atyre, aq më pak mes meje dhe shalqirit me provë në krye të opozitës është betejë me vetveten dhe me kohën, kemi shumë për të bërë koha nuk pret sepse shqiptarët kanë pritur shumë dhe kemi shumë për të përmirësuar dhe për përshpejtuar, po kjo nuk është mes nesh dhe atyre. 

Fakti që sot e bëjmë s'ka të bëjë me zgjedhjet, ka qenë synim i kahershëm, rrisim mundësitë dhe hedhim hapa të tjerë në këtë funksion. Për taksën progresive po, jemi duke bërë një plan dhe sapo ta kemi gati do ta ndajmë me ju dhe aty me synimin të lehtësojmë barrë të atyre që jetojnë me punë, me një pagë dhe njëkohësisht që të rrisim fuqinë blerëse të secilit. Kurdo dhe kudo të jetë e mundur, përndryshe me platforma të krijuara dhe të trumbetuara kur s'të mban asnjë përgjëgjësi dhe kur e dimë qe shanset i ke minimale dhe praadaj lëshohesh si Sudja për të kap ca të kapësh, Shqipëria nuk bën përpara. Shqiptarët e kanë shumë të qartë, shalqinjt me provë që kanë rezultuar kunguj, nuk i kanë blerë për shalqinj të ngrënshëm.