Politikë

Po këta të LSI e PD si janë? Ça bëhet? Rama telefonatë ndryshe rrugës për Pogradec

Po këta të LSI e PD si janë? Ça bëhet? Rama

Kryeministri Rama është nisur drejt Pogradecit, për të mbajtur takimin elektoral të radhës. Ai zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin Niko Peleshi, ku ironizoi PD-në e LSI-në me tubimet e tyre me grumbuj njerëzish.

Niko Peleshi: Duket situatë e shëndetshme këtu në Pogradec, po takojmë banorët në çdo lagje, dhe për ti shtyrë që të mos bëjmë organizime të mëdha. Po i takojmë me grupime të vogla.

Edi Rama: Jojo, se i marrim më qafë, se është tmerr i madh. Po i marrin njerëzit në qafë. Më mbytën dhe mua pse nuk mbledhim njerëz, por nuk do marrim në qafë në këtë situatë. Po këta si janë LSI, PD, ça bëhet?

Niko Peleshi: Vazhdojnë me stilin e vjetër, denigrime, deklarata, por nuk po merremi me ata, nuk po e kthejmë kokën pas, ndërkohë intimidim, premtojnë budallallëqe, njerëzit i kuptojnë. Ky Edmond Spaho takohet me fermerët, thotë do mbyllim doganat të shisni gjithë prodhimet.

Rama: Ai tjetri thotë do heqim traun tjetri andej do ju hapim rezervuarët. Po ç’e pytet. Rrugës jam unë shihemi atje.

*Tiranapost.al.