Politikë

Po qe për makina të mëdha e fitojnë ata, por fushata do ide e zemër të madhe

Po qe për makina të mëdha e fitojnë ata, por fushata do ide

Teksa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, në Prezë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri një krahasim të fushatës së Partisë Socialiste, e cila është për njerëzit dhe fushatës së kundërshtarëve politikë, që është në dëm të njerëzve.

“Fushatat janë kush i ka idetë më të mëdhaja. Nëse fushatat do ishin kush e ka borinë më të fortë, do fitonin ata. Por fushatat janë kush e ka zemrën më të fortë, që t’i çojë punët deri në fund. Në qoftë se fushatat do ishin kush infekton më shumë njerëz, do fitonin ata, se janë mjeshtra të tallavasë edhe të grumbullimit me makina, bllokimit të autostradave, të infektimit të njerëzve. Por fushata është kush shëron më shumë njerëz, kush bën më shumë vaksina, kush ndihmon më shumë njerëz në nevojë. Kjo është fushata që ne bëjmë përditë, jo vetëm kur vijnë zgjedhjet”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se ata duan që e shkuara të harrohet, sepse i kanë bërë vetëm të këqija këtij vendi.

“Ata po hiqen sikur janë njerëz që ne si kemi parë ndonjëherë. Kanë fshehur Saliun që të mos ju kujtohet njerëzve fantazma e viteve ’90. E keni vërë re që nuk e nxjerrin Fatmir Mediun , e kanë në listë e parë që mos ju kujtohet njerëzve Gërdeci. E keni vënë re që nuk e kujtojnë që Luli ka qenë Kryetar Bashkie sepse nuk ka bërë një shkollë. Nuk e thonë që ka qenë Ministër Rendi se u vranë njerëz në Bulevard. Nuk e thotë në asnjë vend që kur ishte Ministër i Jashtëm ju fal deti Greqisë dhe ne rrëzuam në Gjykatë Kushtetuese. Nuk ja kujton askujt që ka qenë Ministër Transportesh edhe 3 vjet ju shmang gjykatës për vjedhje e 300 mln euro duke thënë më dhëmb barku”, kujtoi Veliaj.

Ndërsa kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Vorën, Fidel Ylli u tha banorëve se qeveria Rama ka mbajtur premtimet dhe do të vijojë të bëjë investime për Vorën. Ai tha se deri në vitin 2022 do të mbyllen të gjithë legalizimet dhe problemet e pronësisë.