Politikë

Po të isha kryeministër do kishte filluar zbatimi i planit ekonomik me 90 milionë euro në muaj

Po të isha kryeministër do kishte filluar zbatimi i planit ekonomik me

Plani ekonomik i PD për situatën e koronavirusit është 90 milionë euro në muaj. Këtë deklaroi kreu i PD-së në një dalje live në Zonë e lirë, duke kundërshtuar atë të Ramës, i cili prezantoi planin me 7 pika, që sipas Bashës është i pamjaftueshëm. Basha tha se kjo që mund t’i ndodhë ekonomisë nëse nuk merren masat dhe propozimet e tij është dëm për brezin e sotëm dhe brezin e ardhshëm.

Basha: 

Plani ekonomik është 90 milionë euro në muaj. Ne sa jemi këtu nuk e kemi problemin që kanë 1 në 10 shqiptarë që hanë një herë në ditë. Gjysmat e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Po shtrohen dy ushtri, ushtria e bizneseve të vogla dhe të punësuarve që nuk shkojnë dot në punë. Kjo është sfida ekonomike. Paketa jonë ekonomike jep këtë zgjidhje. Kjo është një zgjidhje emergjente jo afatgjatë. Kanalizo shpenzimet për sektorin social dhe të shëndetësisë. Asgjë që kemi propozuar nuk është e pazbatueshme. Po të isha kryeministër do kishte filluar zbatimi i këtij plani.

Jemi në një betejë të përditshme për shëndetin dhe sigurinë por kemi dhe këtë front. Meqë përdoret terminologjia luftë, lufta bëhet në çdo front. Paratë nuk mund të shkojnë për 4 veta. Gjithçka që nuk është esenciale pezullohet. Të gjitha fondet çohen atje ku duhet. Para dy ditësh janë paguar 22 mln euro, paratë e shqiptarëve për inceneratorët.

Nuk do lodhemi duke kërkuar mbrojtjen e personelit mjekësor e shëndetësor. 25 mln euro totalisht e pamjaftueshme, pothuajse e barabartë me atë që iu dha 4 vetave dje. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë.