Politikë

Po vendosa të shpërndaj Parlamentin, do shpërndaj edhe qeverinë

Po vendosa të shpërndaj Parlamentin, do shpërndaj edhe

Nëse do të shpërndajë Parlamentin, atëherë Presidenti Meta do të shpërndajë edhe qeverinë. Ai thotë se për këtë vendim i duhet dhe 20 burra që të marrin përsipër qeverisjen.

“Nëse do nxjerr dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë. Dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar. Të ma kërkojë populli, por duhet të dalin dhe 20 burra gati që të marrin përsipër qeverisjen”, tha Meta.

Ndërsa në një intervistë në një emision tjetër, kryeministri Rama paralajmëroi se Presidenti mund të krijojë një lëvizje të re politike.

Deklarata u bë në një intervistë tek Syri TV