Politikë

Po vota e emigrantëve në 2021? Damian Gjiknuri: Ne s'jemi tërhequr. Ja si do zgjidhet

Po vota e emigrantëve në 2021? Damian Gjiknuri: Ne s'jemi

Vota e emigrantëve prej kohësh është trajtuar si një problem për zgjedhjet në Shqipëri, por edhe në reformën e tanishme që ende nuk është miratuar për shkak të mos arritjes së konsensusit kjo çështje nuk është adresuar. Opozita thotë se vota e emigrantëve nuk mund të trajtohet  pasi sipas tyre nuk a besueshmëri tek administrate, tek ambasadat dhe posta, me rrezikun se votat e tyre mund të manipulohen.

Në fushatën e vitit 2017, Rama deklaroi se ҫështja e emigrantëve do të adresohet në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij nuk u arrit dot që të bëhej atë herë.

Në vitin 2017, Rama i kërkoi opozitës që të nisin menjëherë të bëjnë reformën zgjedhore, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR-it, duke adresuar edhe votën e emigrantëve.

I pyetur për këtë ҫështje nga Gazeta TemA, bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, thotë se maxhoranca nuk është tërhequr për votën e emigrantëve:

“ne nuk jemi tërhequr për votën e emigrantëve, por ja kemi kaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ta zgjidhë me akte nënligjore ҫështjen e votës në distancë”.

Pak kohë më parë edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, kërkoi nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme që të krijojnë infrastrukturën praktike dhe legale për të adresuar votën e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit përbëjnë thuajse gjysmën e listave zgjedhore që rregullisht votojnë në vend prej rreth 30 vjetësh.

Një pjesë e emigrantëve që jetojnë në Greqi edhe Itali, kanë ardhur të votojnë, qoftë edhe të organizuar nga grupe të ndryshme politike, por pjesa më e madhe nuk mundet që të vijnë.

Vende të ndryshme të rajonit, si Kroacia, Maqedonia, madje edhe Kosova e kanë të zgjidhur ҫështjen e votës së diasporës, duke përdorur ose votën me postë, ose votën në ambjentet e ambasadave dhe konsullatave.

Ҫështja pritet të diskutohet pas konstituimit të Komisionit Qëndror të ri të Zgjedhjeve, i cili pritet të rizgjidhet pas arritjes së konsensusit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u kërkuan palëve politike në vend që të mos vënë kushte të reja por të arrijnë sa më shpejt një konsensus për reformën zgjedhore.

Referuar Gazetës Tema.