Politikë

Policia kontroll në zyrat e Parlamentit Evropian! Dyshohet se Kremlini ka paguar deputetë për përhapje propagande

Policia kontroll në zyrat e Parlamentit Evropian! Dyshohet se Kremlini ka

Policia e Brukselit dhe Francës kreu një kontrroll të rreptë në zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel dhe Strasburg, si dhe në shtëpinë e një punonjësi parlamentar në Schaerbeek të Belgjikës.

Bastisja e zyrave të Parlamentit Evropian ndodhi në mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kërkimet janë pjesë e një hetimi të gjerë për evidentimin e ndikimit rus në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ku dyshohet se Kremlini ka paguar deputetë të Parlamentit Evropian për të përhapur propagandë pro-ruse nga zemra e institucioneve të BE-së.

Prokurori Belg, i cili urdhëroi bastisjet, tha se punonjësi parlamentar i dyshuar kishte një rol të rëndësishëm në operacionin e propagandës ruse, duke konfirmuar se kontrolli lidhet me një çështje që përfshin “ndërhyrje, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje organizatë kriminale.”

Zhvillimet e hetimit tregojnë se ndikim në përhapjen e ndikimit rus ka pasur dhe agjencia e lajmeve Voice of Europe, e cila u sanksionua nga BE për përhapjen e propagandës së Kremlinit.

Deputetët Anders Vistisen dhe Maximilian Krah, të cilët kanë dhënë intervista për Voice of Europe, mohuan të kenë përfituar financiarisht nga këto intervista. Vistisen tha se intervista ishte pjesë e punës së tij si politikan, ndërsa Krah deklaroi se nuk ka asnjë akuzë specifike për pagesë ndaj tij.