Politikë

Politika e Jashtme në Qeverinë Rama 3: Lobim për njohjen e Kosovës dhe avancimi i nismës “Ballkani i Hapur”

Politika e Jashtme në Qeverinë Rama 3: Lobim për njohjen e

Në fushën e politikë së jashtme qeveria “Rama 3” synon forcimin e perceptimit të besueshmërisë së Shqipërisë si dhe forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Qeveria zotohet për lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB.

Listën e prioriteteve për politikën e Jashtme e kryesojnë dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin në BE dhe avancimi të nismës “Ballkani i Hapur”, duke zbatuar marrëveshjet e arritura më 29 korrik nga Rama-Vuçiç-Zaev dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen.

Qeveria thekson se do të angazhohen për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur” dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.

Tiranapost.al