Politikë

Postimi 2 minutësh ku Rama cilësohej pro serb, zv/Kryeministri i Kosovës: Ishte një klikim i pavullnetshëm

Postimi 2 minutësh ku Rama cilësohej pro serb, zv/Kryeministri i

Një postim i shpërndarë nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ku Kryeministri Edi Rama cilësohej “pro serb” ka ngjallur mjaft reagime.

Edhe pse postimi u fshi menjëherë mediat e rrjetet sociale andej dhe këndej kufirit kanë komentuar qëndrimin e numrit 2 të qeverisë së Kosovës ndaj Kryeministrit Rama.

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, - thuhet në postimin e një qytetari, të cilin e shpërndau Besnik Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook e më pas e fshiu.

Postimi 2 minutësh ku Rama cilësohej pro serb, zv/Kryeministri i

Ndërsa pak më parë, përmes këshilltarit të tij për mediat, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se postimi në profilin e tij në Facebook është shpërndarë gabimisht.

Zëdhënësi zv/Kryeministrit, Klisman Kadiu, përmes një reagimi publik shprehet se gjithçka ka qenë një klikim i pavullnetshëm, i cili më pas është fshirë.

Postimi i zëdhënësit të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu:

Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social "Facebook", është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes.

Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim.

Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë.

Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë.

Mes reagimeve për këtë postim ishte dhe ai i ish-ambasadores së Kosovës në ShBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku:

“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë. Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështjeje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi 2 minutësh ku Rama cilësohej pro serb, zv/Kryeministri i