Politikë

PPE për Reformën Zgjedhore: Zbatoni '5 qershorin'!

PPE për Reformën Zgjedhore: Zbatoni '5 qershorin'!

Partia Popullore Europiane ka diskutuar sot përmes një videokonference çështje të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë diskutimit në Asamblenë Politike, PPE ka përmendur edhe zhvillimet politike në Shqipëri dhe ndryshimet kushtetuese që po bën mazhoranca përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

PPE thekson se ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje për zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor siç është rënë dakord mes palëve politike në “5 qershor”.

 “PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave. PPE nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar”, thuhet ndër të tjera në dëklaratën e PPE.