Politikë

Pranohet tërheqja e Fatmira Hajdarit nga dosja e Bashës, ja kush vendoset në vendin e saj

Pranohet tërheqja e Fatmira Hajdarit nga dosja e Bashës, ja kush
Shpresa Beçaj

Kërkesa e gjyqtares Fatmira Hajdari për tu dorëhequr nga gjykimi i dosjes së Lulzim Bashës, për çështjen e lobimit është pranuar sot, pas gjashtë ditësh.

Gjyqtarja Hajdari, e cila është bashkëshortja e Azem Hajdarit ka thënë se këtë vendim e marrë për të mos patur paragjykime. Ajo ka treguar se kreu i PD-së ka qenë edhe në shtëpinë e saj në përkujtimin e bashkëshortit të ndjerë.

Me datë 23 prill ajo deklaroi: Nuk kam lidhje familjare, por për të mos pasur paragjykime largohem nga cështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit Azem Hajdari.

Pranohet tërheqja e Fatmira Hajdarit nga dosja e Bashës, ja kush
Fatmira Hajdari dhe Lulzim Basha

Për këtë çështje është hedhur një short, dhe si relatore qëlloi Shpresa Beçaj ish kryetarja e Gjykatës së Lartë, ndërsa pjesë e trupit gjykues janë Shkëlqim Mustafa dhe Alaudin Malaj.

Në gjyqin paraprak që u zhvillua në Tiranë me datë 13 janar, u vendos që çështja të pushohej, por shkoi në Gjykatën e Apelit. Për çështjen akuzohen Basha dhe dy zyrtarët e PD-së, fnancieri i Partisë Ilir Dervishi dhe ish sekretari Arben Ristani.

Pas hetimeve nga prokuroria, ishte gjyqtari Lazer Sallaku i cili hodhi akuzën e ngritur nga prokuroria për fshehje të financimit. Megjithatë, Basha dhe dy zyrtarët e tjerë do të gjykohen vetëm për akuzat e falsifikimit të formularëve.