Politikë

Premtimi i Bashës: Nuk ka problem pa zgjidhje. Pas 25 prillit ndihmë për çdo familje e biznes!

Premtimi i Bashës: Nuk ka problem pa zgjidhje. Pas 25 prillit ndihmë

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë një takimi në një biznes me produkte bazë të konsumit në kryeqytet tha se situata është e zymtë, duke përmendur krizë dhe rrënim për shkak të pandemisë, por sipas tij më shumë për shkak se mos-ndihmës nga qeveria.

Teksa zhvillonte bisedën me administratoren e dyqanit, Basha premtoi se kur të vendoset në qeveri, sipas tij pas 25 prillit, do të ketë simulim të konsumit vendas: Ndihmë financiare për çdo biznes dhe çdo familje, tha ai.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kemi kërkuar ndihmë financiare për të gjithë, njësoj si vendet e rajonit. Zgjidhja është të ndihmojmë konsumin duke financuar të gjithë familjet dhe sipërmarrjet.
Kriza ekonomike ka shtatë vite që thellohet, pandemia vetëm e nxori në pah.

Nuk ka problem pa zgjidhje, ka vetëm qeveri që nuk japin zgjidhje.  

Ne kemi dalë prej javesh me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura.

Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë ndihmë financiare.

 Kjo bëhet për të ndihmuar njerëzit,  për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë se do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm.