Politikë

Presidenca reagon pas Ramës në Skrapar: Nuk e blen dot dashurinë e Ilir Metës për Atdheun

Presidenca reagon pas Ramës në Skrapar: Nuk e blen dot dashurinë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Rama në Skrapar duke thënë se është fatkeqësi që mund të blejë çdo gjë por jo dashurinë e Metës për Atdheun.

Tedi Blushi:

Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.
Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.
Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun.

Presidenca reagon pas Ramës në Skrapar: Nuk e blen dot dashurinë

Kryeministri Rama tregoi në Skrapar për herë të parë një bisedë me presidentin Ilir Meta, asokohe në koalicion me PS. Ai shtoi se Meta bëri të pabëshmen në Skrapar: Shkoi dhe u bashkua me Saliun!

Edi Rama tha:

"Ai (Meta) bëri të pabëshmen për Skraparin, shkoi dhe u bashkua me Saliun. Shkoi dhe u bashkua me një forcë që me Skraparin s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë asnjë lidhje që krijohet natyrshëm që ka një pjesë të vogël që shkon në anën tjetër.

Faktikisht Meta e ktheu Skraparin në një zonë që peshorja u përmbys, gjërat shkuan si shkuan me vullnet të mirë, me bindjen që gjërat personale dhe mosmarrëveshjet janë shumë të vogla përballë interesave të vendit. U bë një tjetër bashkim dhe u pa si shkoi rezultati.

Ilir Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha detin, po i thashë: Sikur flota e 6-shtë amerikane të vijë t'i drejtojë gjithë tytat nga shtëpia ime ajo reformë nuk kalon. Unë i thashë: Flota nuk do vijë e ti në fund do e votosh reformën, prandaj më mirë bëhu pjesë e mos shit dengla lart e poshtë e mos e identifiko që je problemi, ose ose do identifikohesh dhe do shkosh ta votosh. Nuk pati nevojë për flota, se Iliri kur i nxehet gjaku imagjinon flota ushtarake, aeroplane që vijnë për të sulmuar dhe ju e mbani mend. Ka qenë ditë e shënuar në historinë e demokracisë. Reforma kaloi".

*Tiranapost.al.