Politikë

Presidenti i dërgon të “fala” nga Rogneri Bashës. Ja dialogu me profesorin Gjekmarkaj

Presidenti i dërgon të “fala” nga Rogneri Bashës. Ja

Të dielën në mbrëmje, portali Albeu dhe më pas Tema e të tjerë raportuan një ngjarje të ndodhur në kafen e Rogner. Sipas burimeve me njerëz në vendngjarje mes Presidentit dhe deputetit të PD Agron Gjekmarkaj ka patur një komunikim me fjalor të rëndë. Mësohet se në një çast Presidenti i është afruar Agron Gjekmarkajt duke iu drejtuar me fjalën: Profesor

Presidenti i dërgon të “fala” nga Rogneri Bashës. Ja

Gjekmarkaj: çfarë?

Presidenti i dërgon të “fala” nga Rogneri Bashës. Ja

Presidenti: do t’i thuash Lulit se do t’ja … gruan, nënën, vajzat… etj.

Raportet e acaruara të kryetarit të PD Lulzim Bashës dhe Presidentit Meta kanë ditët që janë rikthyer.

Ditët e fundit ka patur replika mes të dyve, brenda fjalorit politik, dhe atij normal edhe pse me akuza. Meta ka zbuluar se Basha është ai që iu lut që të anulonte zgjedhjet, ndërsa sot sipas presidentit ai është në anën tjetër.

Nga ana tjetër Basha ka thënë se Presidenti ju shkatërroi fushatën me qëndrimet dhe deklarimet e tij.

LSI prej hyrjes në parlament është distancuar nga PD.

Presidenti i dërgon të “fala” nga Rogneri Bashës. Ja

Kryetarja Monika Kryemadhi që gjatë fushatës u pa disa herë në publik me bashkëshorten e Lulzim Bashës Aurela Hoxhën, ka dhënë një intervistë për revistën Newsbomb ku në titull kryesor atakohet Lulzim Basha.

Mbetet për t’u parë sesi do të shkojnë këto zhvillime.

Tiranapost.al