Politikë

Presidenti me tone të ashpra nga Vlora: Edhe fëmijet e Ilir Metës le të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë

Presidenti me tone të ashpra nga Vlora: Edhe fëmijet e Ilir Metës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra nga qyteti i Vlorës ku thotë se ndodhet për të “shmangur një skenar si ai i Dibrës për vjedhjen e votave”.

Ai është shprehur se dy institucionet “që nuk tunden” janë populli dhe Presidenti, duke shtuar se nuk “pyet as për fëmijët e tij” dhe është i gatshëm që ata të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit në rast se është për të mbrojtur Shqipërinë.

“Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë.

Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar Edi Rama që në shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo histori ka mbaruar populli do votojë në 25 prill për të ardhmen e vetë, për rinin dhe integrimit dhe nuk do ta shes kurrë votën e tij. U bej thirrje vlonjateve te dalin masivisht ne votime. Mbrojtja e Atdheut eshte detyre mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjeterohet kurre”- ka thënë Meta për televizionin lokal të Vlorës.

Tiranapost.al