Politikë

Presidenti Meta kthen ligjin anti- KÇK dhe rendit 7 arsye

Presidenti Meta kthen ligjin anti- KÇK dhe rendit 7 arsye

Presidenti Ilir Meta rikthen për rishqyrtim në Kuvend ndryshimin në ligjin anti-KÇK, që vendosi në fokus pasurinë e vendosur nga krimi i organizuar dhe që deri tani SPAK dhe Gjykata e Posaçme i kanë dhënë disa herë të drejtë.

Kreu i shtetit rendit shtatë arsye, që nisin nga shkelja e Kushtetutës te mungesa e përmbushjes së kërkesave të nevojës dhe urgjencës.

7 arsyet e Presidentit:

1.Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;

2.Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;

3.Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;

4.Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;

5.Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

6.Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

7.Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.