Politikë

Presidenti të kthejë përgjigje nëse do vijë në Komisionin Hetimor më 18 Maj

Presidenti të kthejë përgjigje nëse do vijë në

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, u miratua rregullorja formale dhe hapat që do të ndiqen deri në raportin final lidhur me çështjen e presidentit dhe kërkesës nga maxhoranca për ta shkarkuar nga detyra. Kreu i këtij Komisioni bëri me dije datat se si do të vijohet, ndërsa më datë 18 maj pritet që presidenti Ilir Meta të paraqitet në Komision për seancën e dëgjimit. Raporti final pritet të jetë gati më datë 20 maj dhe më pas do t’i dorëzohet Kuvendit. Alket Hyseni kërkoi që presidenca të konfirmojë pjesëmarrjen e tij, ose nëse do të ketë ndryshim datash.

Presidenti të kthejë përgjigje nëse do vijë në

Alket Hyseni:

Është parashikuar një mbledhje më 14 maj, miratimi i planit përfundimtar të hetimit. Me 17 maj do jetë mbledhja tjetër lidhur me objektin e hetimit dhe administrimi i shkresave të institucioneve. Deri në fund të javës do kenë ardhur të gjitha informacionet e kërkuara nga institucionet. Me 18 Maj kemi seancën dëgjimore me presidentin, presim përgjigje nëse presidenti do ushtrojë të drejtën për t’u dëgjuar.

Data mund të jetë fleksible nëse biem dakord që të diskutohet edhe me zyrën e presidentit, për këtë datë apo një tjetër. Duke patur parasysh afatin e kufizuar, edhe fleksibiliteti do jetë i kufizuar duke diskutuar vetëm brenda javës që vjen.

Më 20 maj është nxjerrja e konkluzioneve, për t'i dhënë kohë disa ditë shkrimit dhe raportit të këtij komisioni. Më pas më 24 maj do prezantohet raporti final. Duhet të marrim parasysh se dhe Kuvendit do i duhet një afat i caktuar, brenda 20 ditëve do marrë në shqyrtim raportin për procedurat më pas për shkarkimin e presidentit.

Maxhoranca kërkon shkarkimin e presidentit me akuzat se ka shkelur parimet Kushtetuese gjatë dhe pas fushatës së 25 Prillit: Ka nxitur dhunë dhe tensione.

*Tiranapost.al.