Politikë

Programi për punësimin, reagon Basha: A ka njeri që ja vë më veshin këtij (Ramës)?

Programi për punësimin, reagon Basha: A ka njeri që ja vë

Kryeministri Rama prezantoi një skemë të re me tre paketa, për të ndihmuar ata që humbën punën gjatë pandemisë dhe ata që ishin të papaunë. Ai tha se së shpejti, brenda këtij mandati, paga minimale do të ndryshojë nga 260 mijë lekë të vjetra që është aktualisht, në 300 mijë lekë të vjetra. 

Por kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur duke thënë se nese këto do ishin realitet, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

Në postimin e tij në Twitter Basha shkruan:

‘Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?’

Programi për punësimin, reagon Basha: A ka njeri që ja vë

Por çfarë premtoi kryeminsitri?

U prezantuan tre programe për të nxitur punësimin, që do të kryhen në bashkëpunim me biznesin privat, për të mbështetur ata që janë prekur në vendin e punës nga pandemia. Po ashtu u prezantuan edhe tre programe për ata të papunë që duan të punësohen. Aplikimi për programet bëhet përmes e-Albania, pa asnjë kosto. Ndërkohë që në këtë portal do të jepet informacion për programin që iu përshtatet.

Janë tre lloje paketash të ndryshme, e para është programi i punësimit 4-mujor, e dyta ajo e punësimit 8-mujor dhe e treta është e punësimit 12-mujor.

1-Për programin e parë financimi është për dy paga minimale dhe garanton sigurimet shoqërore për katër muaj. Ky mund të jetë program i volitshëm për turizmin.  

2- Në programin e dytë niveli i financimit dyfishohet, 4 paga minimale dhe kontributet për tetë muaj.

3-Për punësimin 12-mujor garantohen kontributet për 12 muaj.

Për nënat, viktimat e dhunës, Romët, programi parashikon 4 paga minimale. Për ata me aftësi të kufizuara programi garanton 12 paga minimale dhe kontributet.

Tre programet për të papunët që kërkojnë punë:

1-Programi punësimit, për ata që janë të regjistruar në zyrën e punësimit.

2-Formimi nëpërmjet punës – për ata që nuk kanë zanat, apo një punë të mëparshme, për t’u integruar në tregun e punës. U mundëson formimin profesional në një biznes dhe më pas punësimin e subvencionuar.