Politikë

Protesta e opozitës, qytetarët afrohen drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit

Protesta e opozitës, qytetarët afrohen drejt Bulevardit

Qytetarët po i drejtohen Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku është thirrur mesditën e sotme protesta nga opozita.

Me moton ‘Shqipërisë i dalim zot’ Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe ajo e drejtuar nga Ilir Meta do të mbajnë sot një protestë pa afat.

Protesta e opozitës, qytetarët afrohen drejt Bulevardit

Protesta ka në sfond akuzat e opozitës pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, ku PD dhe PL akuzojnë si të përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.