Politikë

Protesta e sotme pa incidente e gëzon apo e shqetëson PD? Ja qëndrimi i Gazment Bardhit!

Protesta e sotme pa incidente e gëzon apo e shqetëson PD? Ja

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në mbyllje të protestës, në ditën e pestë që pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie. Pas largimit të Sandër Lleshajt nga ministria e Brendshme ata kërkojnë largimin e Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërsa në media flitet se organizimet dhe aktet e dhunës kryhen me porosi partiake. Por Bardhi shkruan se protesta e sotme paqësore e tërboi Ramën: Duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”. Ai thotë se është Rama që po nxit dhunën dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët.

Gazment Bardhi:

Një protestë model, paqësore dhe që mori duartokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Kaq ka mjaftuar dhe mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”.

Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.

Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare. Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh.

Protesta e sotme pa incidente e gëzon apo e shqetëson PD? Ja