Politikë

Protesta kundër vizitës së Dendias/ Idrizi revoltohet me policët: Do t'i mbaj mend një për një, të shkojnë në jug po janë trima

Protesta kundër vizitës së Dendias/ Idrizi revoltohet me

Vizita e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias është pritur me protesta nga PDIU-ja dhe dhe disa organizata të tjera patriotike.

Mes protestës dhe përplasjeve me policinë, ka folur për mediat edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili i është drejtuar policëve me shprehjen “Turp të keni”.

 Idrizi shtoi se në emër të 24 personave që janë arrestuar do të mbaj mend një për një çdo polic, ndërkohë që iu bëri thirrje të shkojnë në jug po janë trima dhe të kapin hajdutët dhe vrasësit jo të merren më shqiptarët e Çamërisë që protestojnë për ligjin e luftës.

“I jam drejtuar disa herë policisë duke i thënë që s’kemi ardhur këtu për ju. Mos na tregoj policia shqiponjën që mban në ballë se s’kemi ardhur këtu për të. Ky është një turp. Në emër të 24 vetave do ti mbaj mend një për një, të shkojnë në jug po janë trima dhe të kapin hajdutët dhe vrasësit jo të merren më shqiptarët e Çamërisë që protestojnë për ligjin e luftës. Do ti shkoj deri në fund kësaj. Nëse jeni këtu për një çapë bukë më mirë hidhini ato kapele”, tha Idrizi.