Politikë

PS anulon të gjitha takimet partiake, mesazhi që iu dërgua deputetëve

PS anulon të gjitha takimet partiake, mesazhi që iu dërgua

Partia Socialiste pezullon deri më 3 prill të gjitha takimet partiake, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Sipas mediave kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku shkruhet.

“Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill”.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Rama dha urdhrin për ndalimin e grumbullimeve të njerëzve për çdolloj aktiviteti.