Politikë

PS ditëlindje private! Nuk lejohen mediat dhe kamerat

PS ditëlindje private! Nuk lejohen mediat dhe kamerat

Ndryshe nga vitet e shkuara ku ditëlindja e PS-së ka ofruar pamje, foto, shikime, miq e armiq që bashkohen në festë për syrin e publikut, kjo e fundit e ka gjetur Trëndafilin, në një dëshirë për privatësi.

Nuk dihet kush ka qenë i ftuar, kush ka munguar, dhe çfarë është thënë. Më herët gjatë ditës ka patur urime nga socialistët.

PS ditëlindje private! Nuk lejohen mediat dhe kamerat

Ky përvjetor e gjen PS-në në një mandat të tretë. Në ditë me kundërshtar të dobët, dhe me rikthimin tek trëndafili, pas një shëtitje në tonalitetet e lejlasë, Edi Rama vendosi t’i rikthehet trëndafilit. Dhe siç duket jo më aq publike sa dikur, kur PS jo vetëm festat, por edhe debatet i kishte publike.