Politikë

PS do ndërhyjë tek votat në njësinë 10, Celibashi i përgjigjet Metës: Nuk ka shans

PS do ndërhyjë tek votat në njësinë 10, Celibashi i

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është përgjigjur denoncimit të presidentit Meta, se në njësinë 10 në Tiranë ku do të ketë votim elektronik, ka ndërhyrje të PS-së për të manipuluar votat.

Nga mbledhja e ditës së sotme, kreu i KQZ tha se nuk ka asnjë shans që të ndërhyhet, qoftë edhe në mënyrë institucionale: Jo vetëm në këtë njësi, por në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Ai tha se votat e 25 Prillit nuk do të manipulohen.

Ilirjan Celibashi:

“Ne nuk duam të diskutojmë mbi asnjë deklaratë të kujtdo politikani, përfaqësues të partive politike. Por iu them me siguri të plotë, ajo që do të votohet në njësinë 10, përmes elektronikës, është 100% i sigurt nga çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër në mënyrë institucionale të manipulojë. Edhe në aspektin administrativ në këtë njësi zgjedhore, ashtu sikurse në të gjithë njësitë zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ofron siguri të plotë për integritetin e votës”.

Njësia 10 do ndryshojë mënyra votimit elektronik nga ajo me fletë?

Cekibashi: "Ne jemi përpjekur të respektojmë sa është e mundur fletën e votimit të miratuar tashmë. Jemi duke përshtatur zgjidhje teknike që të jetë sa më afër fletës së miratuar. Nuk ka logjikë të jetë votim veçmas për kandidatët edhe në pajisje kandidatët do jenë me numër".

Nëse nuk do funksionojë pajisja, cfarë do të ndodhë?

Celibashi: "Është detyrim kontraktor parashikuar edhe në aktet e KQZ zëvendsimi i pajises brenda 2 orëve".

*Tiranapost.al.