Politikë

PS e denoncoi financimin rus në PD, por s`e besuat Ballën dhe Braçen në atë kohë

PS e denoncoi financimin rus në PD, por s`e besuat Ballën dhe

Rama u është përgjigjur në konferencën e sotshme për shtyp akuzave të Berishës se Rama ka dorë në mbylljen e hetimeve për financimin rus në PD, në 2017-ën.

Rama thotë se PS ka qenë e para që e ka denocuar këtë rast, që në 2017-ën, por që deputetët të cilët bënë denoncimin u sulmuan vazhdimisht dhe nuk u besuan.

Kryeministri paralajmëron në fund të fjalës: “Shumë shpejt do të habiteni edhe për gjëra të tjera. Jua them unë këtu”.

Pyetja e gazetares së TV KLAN: Sa gisht keni ju zoti Rama në mbylljen e çështjes Basha të financimit rus në PD? Pas kryetari i pd-së Berisha ju në mbylljen e çështjes

"Ai që ju quani kryetar të PD-së është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në botën e informacionit. Nuk është turpi i askujt tjetër, përveçse i kujtdo prej atyre që e ndjekin dhe e përdorin si pikë referimi në botën e informacionit dhe debatin publik. është momumenti i gënjeshtrave, shpifjeve, akuzave dhe është prurësi më i madh i llumit moral, i llumit gjuhësor, i llumit njerëzor në jetën shqiptare, në historinë e Shqipiërisë. Që kur Shqipëria është bërë shtet, nuk e ka një të dytë. çfarë kërkoni ju? Që ta marr seriozisht këtë pyetje dhe të përgjigjem? A s`e dini ju përgjigjen? A nuk është i njëjti që me forcë mohoi çdo lidhje të PD-së me financimet ruse? A nuk është i njëjti që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me pathos Lulzim Bashën? Ku hyj unë tani? Ku është dora ime në këtë mes? Po kjo nuk është historia e një budallai që hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur s`e nxjerrin dot, por e një shejtan budallai që torolis një vend të tërë duke tërhequr për hunde të gjithë ju. Jo mua, jo PS-në por të gjithë ju që e konsideroni si burim informacioni. Financimi rus i PD-së është denoncuar nga PS. Taulant Balla, Erion Braçe e me radhë nuk keni lënë gjë - jo ju, po ata që janë çuditur sot- s`kanë lënë gjë pa iu bërë dhe pa iu thënë. Në tv tuaj ka dale Lulzim Basha dhe ka folur për 500 aksionerë nga diaspora që iu lindi në zemër të mbledhin para, por që nuk vunë emrat. çfarë nuk iu ka treguar? Apo ishte më kollaj që t`ia linit Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit, t`ia linit spiropalizimit të PS-së. Po nuk është vetëm kjo. Shumë shpejt do të habiteni edhe për gjëra të tjera. Jua them unë këtu", tha Rama.