Politikë

PS feston sot 31-vjetorin, Rama uron socialistët, nga patronazhisti më i thjeshtë te Fatos Nano

PS feston sot 31-vjetorin, Rama uron socialistët, nga patronazhisti më

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot socialistët për 31-vjetorin e Partisë. Në një postim në Facebook, kryesocialisti ka shprehur urimet për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në këtë forcë politike.

Në mesazhin e tij, Rama i përfshin të gjithë, duke filluar nga patronazhisti më i thjeshtë, te themeluesit dhe deri te lideri Fatos Nano.

Mesazhi i urimit i Kryeministrit Edi Rama:

Mirëmëngjes

dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë.