Politikë

PS ndryshon të deleguarit në Tiranë dhe Vorë

PS ndryshon të deleguarit në Tiranë dhe Vorë

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm, është vendosur ndryshimi i disa prej të deleguarve në qark.

Mësohet se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, në kryeqytet.

Deputetit Paulin Stërkaj i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti. E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi në Bashkinë e Vorës.