Politikë

Veliaj prezanton kandidatët për këshilltarë bashkiakë: Lista mishëron bashkëpunimin Qeveri-Bashki

Veliaj prezanton kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Në një deklaratë për mediat, nga selia e Partisë Socialiste, kryetari i PS në Tiranë, Erion Veliaj prezantoi listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Veliaj u shpreh entuziast për emrat që kandidojnë në Tiranë dhe nënvizoi se kjo listë mishëron bashkëpunimin e mirë të Bashkisë së Tiranës me Qeverinë.

“Është një listë që do të sjellë një energji të re dhe një angazhim të jashtëzakonshëm nga djemtë e vajzat profesionistë, nga ata që kanë një barrë me eksperienca dhe që përfaqësojnë brezin e ri për Bashkinë e Tiranës. Duke qenë se jemi partia më e madhe dhe më serioze në vend, nuk pritëm mesnatën për pazare apo kompromise të fundit. Në këtë listë do të shihni se ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë e Edi Ramës. Ka shumë njerëz, sidomos ata që kandidojnë, të cilët e duan Bashkinë e Tiranës me argumentin se mund të rrëzojnë qeverinë. Ne e duam Bashkinë e Tiranës që të bashkëpunojmë me qeverinë dhe prej këtij bashkëpunimi të prodhojmë rezultate në Tiranë, të prodhojmë projekte, që Tiranës t’i shkojnë punët vaj. Të shohësh qeverisjen e një qyteti si instrument për të shkatërruar një qeverisje tjetër është gafa më e rëndë që mund të ndodhë në politikë”, tha Veliaj.

Ai prezantoi edhe fushat nga të cilat vijnë emrat e rinj të Këshillit Bashkiak. “Ne kemi një listë, e cila mishëron, si kurrë më parë, një bashkëpunim të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me Bashkinë e Tiranës - qeveri që na u gjend në ditët e vështira. Sigurisht, në ditët e tërmetit e pandemisë dhe që na gjente edhe në projektet e mëdha që ne i bashkëfinancojmë, siç kemi bërë tek Pazari i Ri, siç bëjmë me projektet e Unazës, Piramida, rindërtimi i shkollave dhe një pafundësi projektesh, ku qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës kanë një dakordësi në bashkëfinancim. Kjo është arsyeja pse një pjesë e zëvendësministrave do i kemi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke filluar me: Romina Kuko, Megi Fino, Julian Hodaj, Endri Hoxha, Hantin Bonati, Vjollca Braho, Besart Kadia, Enio Civici, etj”, nënvizoi Veliaj.

Mandej, ai shtoi se në Këshillin Bashkiak do të jenë edhe një skuadër juristësh, si Plarent Ndreca apo Eridian Salianji, e po ashtu përfaqësues të biznesit, si Luan Bregasi, që vjen nga sipërmarrja. Veliaj shtoi se pjesë e listës, që do të ndihmojë në çështjet ekonomike, është edhe Etleva Bajrami, zv.Dekane e Fakultetit Ekonomik. Po ashtu, në listë ka edhe emra të njohur arkitektësh dhe ekspertë të ruajtjes së trashëgimisë historike, si Ledia Tota apo Adelina Greca.

“Për herë të parë kemi në listë edhe përfaqësues të komunitetit Rom, egjiptian, për të treguar se Tirana nuk është një qytet racist, se nuk i ndan njerëzit në të ardhur dhe në vendalinj. Kemi gjithashtu, edhe listën me moshën më të re, nën 35 vjeç”, u shpreh Veliaj.

Nga komuniteti i artit dhe i sportit, në listë spikat ish futbollisti Redi Jupi, por edhe aktori Gaz Paja.

Veliaj tha se mirëpret rikthimin e opozitës në Këshillin Bashkiak. “Rikthimi i opozitës në Këshill Bashkiak më ndihmon mua të parin sepse jam i sigurt se ka plot gjëra që mund të bëhen më mirë, por ndonjëherë marrëdhënia me opozitën nuk ka qenë gjithmonë për të mirën e punës. Në pjesën më të madhe, sidomos 4 vitet e fundit, një pjesë e opozitës është angazhuar të na bllokojë në rrugë, me protesta pa sens, dhe bllokime punimesh si ato te ‘5 Maji’”, tha Veliaj.

Ja lista e plotë

1. Romina Kuko

2. Aldrin Dalipi

3. Megi Fino

4. Eridian Salianji

5. Etleva Bajrami

6. Endri Fuga

7. Ledia Tota

8. Plarent Ndreca

9. Sonila Qato

10. Luan Bregasi

11. Arta Dollani

12. Genc Hyska

13. Joleza Koka

14. Julian Hodaj

15. Reme Lala

16. Redi Jupi

17. Blerina Doracaj

18. Gaz Paja

19. Silda Anagnosti

20. Endri Hoxha

21. Adelina Greca

22. Hantin Bonati

23. Vjollca Braho

24. Glinxhet Madhi

25. Katerina Marku

26. Aldo Merkoçi

27. Albina Nanaj

28. Enio Civici

29. Xhilda Kito

30. Bes Kadia

31. Maura Linadi

32. Agim Kraja

33. Grejsi Bixhi

34. Halit Valteri

35. Kamela Banushi

36. Rezart Isufi

37. Xheni Hatllari

38. Alfred Muharremi

39. Sara Shameti

40. Sead Kazanxhiu

41. Bora Minga

42. Roy Bashaj

43. Gresa Hoxha

44. Tedi Deraj

45. Elektra Kadriaj

46. Tahir Batalli

47. Rea Kalo

48. Kejdi Jazenxhiu

49. Sindi Tona

50. Endrrit Fetahu

51. Anxhela Bakiasi

52. Hermes Kafenxhiu

53. Fatbardha Sadikaj

54. Savio Dosti

55. Erisa Veliu

56. Samuel Nazeri

57. Romina Zaimi

58. Albi Deliaj

59. Helena Kace

60. Qazim Fucija

61. Kamelisa Selami

62. Emanuel Dosti

63. Olsa Ulqinaku

64. Aldo Aga

65. Arsiva Qefalia

66. Irla Pirra