Politikë

Pse Basha nuk po thotë asgjë? Paragrafi që e mësuam përmendësh 4 ditë rresht

Pse Basha nuk po thotë asgjë? Paragrafi që e mësuam

Del pas çdo takimi dhe thotë të njëjtin paragraf: Rama, hajduti ordiner. Shqiptarët do shpëtojnë... të bashkuar kundër së keqes...  do t’u drejtohen kutive të votimit...

E pyesin gazetarët thotë prapë të njëjtën pjesë përmendësh për katër ditë rresht.

Kur ka ndërmend të flasë lideri i opozitës, të sqarojë cili është plani për të larguar Edi Ramën? Çfarë do të bëjë me reformën zgjedhore, pa të cilën nuk i çon dot shqiptarët drejt kutive të votimit, veç në rast që s’i duhet më askujt e duan të shkojnë prapë kryetarët si pashallarë që vendosin mbi çdo gjë.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha pas takimit prej 1 ore me Presidentin Meta.