Pse Belind Këlliçi duhet të strehohet tek partia e Metës kur ka partinë e tij?

E Enjte 16 Mars 2023, 21:54
TiranaPost
Në zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçi nuk do të jetë kandidat i Partisë Demokratike.
Duke folur në emisionin “Opinion”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se Belind Këlliçi ka gjetur strehë tek Ilir Meta.
“A e kam zgjedhur unë Belind Këlliçin si kandidat? E ka zgjedhur Sali Berisha. Pse duhet të strehohet nën partinë e Ilir Metës kur ka partinë e tij? Çfarë problemi ka Belind Këlliçi me partinë e tij?”, deklaroi Gazment Bardhi.