Politikë

Pse iku Bamir Topi! Ishte kundër marrëveshjes me Bashën. Ja çfarë ka ndodhur në prapaskenë

Pse iku Bamir Topi! Ishte kundër marrëveshjes me Bashën. Ja
Bamir Topi

Ka qenë Sali Shehu ai që i ka thënë Po me kokën e tij marrëveshjes së djeshme me PD-në. Shumë pak u habitën me emrin e Bamir Topit në tavën e Lulzim Bashës, një nga figurat më të pëlqyera dikur në PD dhe që guxoi të dilte kundër Berishës në emër të detyrës si President.

Pse iku Bamir Topi! Ishte kundër marrëveshjes me Bashën. Ja
Sali Shehu

Sot Bamir Topi i ka kthyer reston kolegut të tij duke ia lënë partinë në derë, një parti që pa emrin e Bamir Topit nuk ekziston praktikisht.

Tiranapost.al mëson se Sali Shehu synon të futet në listat e Dibrës dhe me këtë premtim ka bërë marrëveshjen me Lulzim Bashën. Bamir Topi ka qenë kundra dhe sot publikisht e shoqëroi me aktin e fundit, duke i lënë partinë, por jo emrin e tij.

Bamir Topi: "Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”.

Fryma e Re Demokratike lidhet me emrin e Bamir Topit, për aq vlerë sa mund të ketë e ka për shkak të ish presidentit dhe figurës historike të së djathtës.

Pse iku Bamir Topi! Ishte kundër marrëveshjes me Bashën. Ja

*Tiranapost.al.