Politikë

Pse listat e hapura që propozon PS nuk janë të hapura, Bylykbashi: Rama ka bërë një truk

Pse listat e hapura që propozon PS nuk janë të hapura,

Oerd Bylykbashi thotë se sistemi me lista të hapura ‘preferenciale’ të propozuar nga PS nuk janë lista të hapura. Në emision ai thotë se PS kërkon të rendisë vetë kandidatët dhe nëse ata votohen më shumë nga qytetarët, do të varet nga kryetari se si do e rendisë, ndërsa më pak të votuarit, mund të vendosen në krye të renditjes dhe të bëhen deputetë.

Ai thotë se në këtë mënyrë kandidatët fitues do të përcaktohen nga partia dhe jo nga populli. Ai akuzon Ramën se po gënjen shqiptarët me këtë formulë.

" Shqiptarët duan listat e hapura 100 % dhe u gjetën para një gënjeshtre nga Rama. Listat nuk janë 100 % të hapura dhe ai jo vetëm futi në Kushtetutë një nen që siguroi 1/3 e paprekur të listës, por gjithsesi edhe në draftin e saj zgjodhi që listën e përcakton partia dhe kandidati duhet të arrijë një kuotë të caktuar për të kapërcyer. Ndërkohë që mund të ketë zgjedhur deputet brenda listës fituese që mund të kenë më pak vota se ky kandidati dhe nuk zëvendësohet nga më të votuarit pasi nuk arriti numrin e duhur të votave. Pra lista nuk janë të hapura dhe këta njerëz mund të votohem por mund të mos fitojnë edhe pse kanë marrë me mijëra vota. Ajo që duhet të kuptojnë shqiptarët është se Rama ka bërë një truk me listat e hapura".

Oerd Bylykbashi në intervistë për Report.