Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur në seancën plenare se Partia Demokratike do të miratojë sot rritjen e pagave edhe pse është i vonuar.
“Edi Rama duhet të sjellë përgjigje pse në 10 vite nuk ka sjellë asnjë ligj për rritje të pagave në Kuvend. Edhe pse çmimet janë dyfishuar. Foli këtu për votë pro, për votë kundër, për moral e me radhë. Jo zoti kryeminister, nuk ka asgjë të pamoralshme. As të rritësh rrogat e administratës, as të rritësh rrogat e deputetëve, as të rritësh rrogat e ministrave. E pamoralshme është të vjedhësh me tendera, të jesh i korruptuar apo të drekosh, darkosh me kriminelë. Nuk ka asnjë dyshim se vota e grupit parlamentar të PD-së për këtë ligj do të jetë pro, sepse jetesa është vështirësuar për çdo punonjës të administratës publike nga rritja e çmimeve veçanërisht vitet e fundit. Por për fat të keq ky vendim sot është jo vetëm i vonuar, por edhe i pastudiuar. Pse i vonuar? Sepse emigracioni ka goditur rëndë ekonominë, ka goditur besoj edhe administratën publike. Në 10 buxhete që ky kryeminstër ka sjellë në parlament ju si maxhorancë keni refuzuar çdo propozim të opozitës. Rritja e pagave ndonëse është lëvizja e duhur nuk do ndihet nga përfituesit e saj. Ne vazhdojmë me çmime të larta për shkak të deformimit të çmimeve nga oligarkët. Është një mashtrim i madh Edi Ramës që rritja e pagave është më e larta. Rezultati i Ramës në 10 vite kush është? Rama e ka rritur vetëm me 121 mijë lekë. Në 12 vjet ndoshta do arrijë dyfishim pagash që PD e bëri brenda një mandati.
PD do të miratojë sot rritjen e pagave dhe pse ky është një akt i vonuar. Sot është dita që ne të ngremë zërin dhe për pensionistë që si gjithmonë mbeten të fundit. Ne na drejton një qeveri e korruptuar që paguan vetëm për të blerë votat”, u shpreh Bardhi.