Politikë

Pse u ktheve nga Amerika?

Pse u ktheve nga Amerika?

'Kam ardhur sepse jo vetëm se besoj tek idealet e babait dhe e dua këtë vend por besoj se nëse mundem, unë dua të hedh themelet të dy gjërave kryesore: Fjala e lirë dhe ti dëgjohet fjala të gjithëve'.

Këtë deklaroi deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari në Opinion e cila në tryezën për reformën zgjedhore po insiston për një sistem të ri zgjedhor me lista të hapura. Megjithatë sipas saj krerët e partive nuk duan për shkak të interesave të tyre politike. E pyetur nga Fevziu nëse donte të krijonte një parti të re, ajo tha se e ka menduar si mundësi.

Rudina Hajdari:

Do jetë votuesi që do më votojë apo jo. E kam menduar si mundësi, s’ka asgjë të keqe të mendosh këtë gjë. Duhet një forcë e re një shpresë e re. Shqiptarët janë lodhur nga formatet e sotme politike. Erdha me parimet me idealizmat e babait tim. 

Babai im ka qenë njeri idealist, guximtar. S’ka lidhje me asnjë sot që është në politikë. Po të ishte ai sot këtu do ishte shumë ndryshe gjendja. Unë e di shumë mirë, ai ishte guximtar idealist luftoi fort. Dhe unë këtë dua të bëj.