Politikë

Publikohet lista: Në ekipin e fushatës Basha zgjedh ish-ministrat e Berishës

Publikohet lista: Në ekipin e fushatës Basha zgjedh ish-ministrat e

Gazeta Si ka publikuar një listë emrat për të cilët thuhet se do të drejtojnë proçesin e kandidaturave për deputet. Bëhet fjalë  për ish-ministra e ish drejtorë në kohën e qeverisjes së Berishës si dhe zyrtarë të cilët janë propozuar nga Lulzim Basha.

Në listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend vihet re dominimi i zyrtarëve pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

Publikohet lista: Në ekipin e fushatës Basha zgjedh ish-ministrat e

Edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, emri i të cilit është kallëzuar nga PS, pasi ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017.

Pjesë e të deleguarve është edhe ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Anton Frrokaj,  dhe Aleksandër Biberaj i kthyer rishtazi në PD. Listës i janë shtuar dy analistët Fitim Zekthi dhe Bledi Kasmi.

Pjesë e procesit janë edhe zyrtarët aktualë si Ervin Salianji, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe disa të tjerë më pak të angazhuar në struktura partike, por me pozicione kyçe aktualisht në PD si Gazmend Bardhi dhe Çlirim Gjata.

Shumë pak emra janë që angazhohen për herë të parë si të deleguar, si Ina Zhupa,  Arben Kashahu, Ilir Dervishi, Nushe Lazaj, Akil Kraja apo Fatbardha Kadiu.

Ata janë minimalisht një vend i sigurtë në listat për deputetë e makimalisht pjesë e stafit të ardhshëm qeverisës i Partisë Demokratike nëse ajo fiton zgjedhjet.

Shihen dhe lëvizje: 

Përshembull, Fitim Zekthi që kandidoi për deputet, zgjedhjet e kaluara, për zonën e Belshit është dërguar në Shkodër, ndërsa Lorenc Luka është dërguar në Belsh të Elbasanit.

Kandidatët për deputetë

PD ka filuar që me 25 qershor procesin  e propozimit të kandidaturave nga anëtarët e partisë nëpër grupseksione ku secili anëtar ka të drejtën të propozojë vetëm një kandidat. Kjo fazë parashikon edhe vetëpropozimin nëse ka mbështetjen e 10 anëtarëve të partisë. I gjithë procesi do zgjasë deri më 31 korrik.

Më pas, do ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve me 5 anëtarë dhe dy ndihmës, për procesin e seleksionimit të kandidaturave  Komisioni seleksionues, që nuk ka dominancë politike, do të vendosë në fakt mbi kandidatura krejtësisht partiake, shkruan gazeta Si.

Sipas udhëzimit, në pesëshen anëtare të komisionit marrin pjesë ish-drejtues të lartë partisë (vetëm Genc Ruli), si dhe personalitete të shoqërisë civile, medias,  dhe përfaqësues të botës akademike.

Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e partisë, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti., etj.

Tre kryetarë degësh japin dorëheqjen

Për të shmangur konfliktin e interesit gjatë procesit të propozimit, seleksionimit dhe konsultimit të kandidaturave, lidershipi i partisë në nivel dege (kryetarë dhe sekretarë) është lënë jashtë procesit. Për pasojë, dy nga kryetarët e degëve, Andrea Mano në Korçë dhe Luan Baçi në Fier kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degëve, për tu futur në garën për deputet.

Ky proces tanimë është mbyllur (ishte pesë ditë) dhe asnjë prej kryetarëve të tjerë në degë nuk lejohet që të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë përfshirjes në listat për deputet.

Por, të hënën dha dorëheqjen edhe Xhelal Mziu kryetar i degës së PD-së, Kamëz.

Dorëheqja e Mziut në fakt është jashtë afateve që ka parashikuar udhëzimi i PD-së, ndaj dhe nuk dihet nëse për rastin e tij do të bëhet përjashtim.

Ndryshe nga Mano dhe Baçi, Mziu ka dhënë dorëheqjen për të qënë kandidat i ardhshëm i PD-së për kryetar bashkie.

Publikohet lista: Në ekipin e fushatës Basha zgjedh ish-ministrat e

Pritet që kjo listë të formalizohet nga vetë PD, që ka thënë se çdo etapë do jetë transparente.