Politikë

Publikohet një pjesë e dokumentit për shkarkimin e Metës: Nxiti konfliktin deri në vrasjen e një personi

Publikohet një pjesë e dokumentit për shkarkimin e Metës:

50 deputetë të parlamentit aktual kërkojnë shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Parimet Kushtetuese gjatë dhe pas fushatës zgjedhore me deklaratat e postimet e tij. Në dokumentin prej 45 faqesh janë publikuar disa nga statuset e Metës, ndërsa thuhet se presidenti ka nxitur dhunë, ku për pasojë ka humbur jetën edhe një person (referuar ngjarjes më 21 prill në Elbasan). Deputetët kanë thënë se në daljet publike, Meta ka intimiduar votuesit.

Pjesë nga dokumenti me argumente i PS:

“Me të njëjtën frymë të abuzimit dhe tejkalimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, Z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të parive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët dhe duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, përfshirë vënin në rrezik të jetës së efektivëve të FA”.

Publikohet një pjesë e dokumentit për shkarkimin e Metës:

Ndër të tjera thuhet gjithashtu:

Presidenti në daljet e e tij publike ka intimiduar votuesit duke iu kujtuar se ai vetë apo “populli” do t’i “presin dorën”, ai vetë apo “populli do t’i arrestonte vetë jo nëpërmjet forcave të rendit apo institucioneve ligjzbatuese. Vargjet e thirrjeve luftarake dhe përdorimi i epiteteve të dhunës, vetëgjyqësisë janë mesazhe të qartë ë Kreut të Shtetit drejt popullit, i cili prej tij priste shmangien e kofliktiot jo nxitjen e tij, shmangien e dhunës jo motivimin e saj si një akt patriotik.

Kjo nxitje dhune dhe intimidimi i Presidentit pak ditë para votimit në kushtet e rritjes së rasteve të terrorit në rrugët e Shqipërisë nga militantë të opozitës të armatosur ose jo që qarkullonin me mjete të partive të tyre politike me qëllim të qartë kryerjen e akteve të vetëgjyqësisë së motivuara/justifikuara nga Presidenti i Republikës si akte qytetare dhe patriotike, të cilat cuan edhe deri në humbje jete të një personi dhe vënie në rrezik të jetës për të tjerë, detyroi ambasadoren e SHBA në Tiranë ti drejtohej publikisht edhe personalisht z Meta për të ndaluar këtë fushatë të nxitjes së dhunës dhe intimidimit të votuesve.

Publikohet një pjesë e dokumentit për shkarkimin e Metës:

Ndërkaq, këta janë deputetët që kanë firmosur dokumentin ku kërkohet shkarkimi i presidentit, para se ai të përfundojë mandatin në korrik të 2022-shit.

-Taulant Balla

-Alket Hyseni

-Elisa Spiropali

-Ulsi Manja

-Lindita Nikolla

-Artemis Malo

-Eduard Shalsi

-Bujar Çela

-Arben Kamami

-Sadi Vorpsi

-Olta Xhaça

-Ervin Bushati

-Adelina Rista

-Klodiana Spahiu

-Spartak Braho

-Edlira Bode

-Tatjania Pirro

-Ismet Beqiraj

-Roland Xhelilaj

-Xhevit Bushaj

-Aurora Mara

-Erion Braçe

-Edmond Leka

-Jurgis Çyrbja

-Almira Xhembulla

-Ermonela Felaj

-Reme Lala

-Mirela Kumbaro

-Besnik Baraj

-Eglantiana Gjermeni

-Luan Duzha

-Flornec Spaho

-Ilir Ndraxhi

-Milva Ekonomi

-Anduel Xhindi

-Elvis Kushi

-Adriana Jaku

-Antonela Dhima

-Vilma Bello

-Fate Velaj

-Pandeli Majko

-Fadil Nasufi

-Luan Harusha

-Bledar Çuçi

-Klotilda Bushku

-Vasilika Hysi

-Vullnet Sinaj

-Eljo Hysko

-Ediola Braha

Ata që nuk kanë votuar deri tani:

-Elona Gjebreja

-Blerina Gjylameti

-Ogerta Manasterliu

-Fatmir Xhafaj

-Arben Ahmetaj

-Xhemal Qefalia

-Sadri Abazi

-Erjon Bracce

-Bujar Cela

-Gramoz Ruçi

-Fidel Ylli

-Rrahman Rranja

-Damian Gjiknuri

-Andrea Marto

-Edi Rama

-Blendi Klosi

-Adnor Shameti

-Niko Peleshi

-Ilirjan Pandavinji

-Ilir Xhakolli

-Musa Ulqini

-Anastas Angjeli

-Nure Belba

-Pjerin Ndreu

-Ilir Beqja

-Ditmir Bushati

-Paulin Sterkaj

-Senida Mesi

-Mimi Kodheli

*Tiranapost.al.