Politikë

Pyetja me vend që drejton Lubonja: Pse njerëzit e pasur vijojnë të marrin vota brenda sistemit që e shohim si problem

Në një intervistë Lubonja, një nga kritikët e paktë në vend flet për situatën politike, më saktë për mpirjen dhe heshtjen që ka përfshirë Opozitën, shoqërinë civile, partitë e reja që duan të futen në skenë, Edi Ramën si njeriun me shumë pushtet ku i mbetur si shofer i vetëm, duke mos i dalë askush kundër brenda llojit të tij dhe jashtë nga opozita, do e çojë gjithsesi në humnerë? Por ndërsa këto i ka përsëritur shpesh, Lubonja flet për fenomenin që shihet nga të gjithë, por as shoqëria civile nuk flet, dhe për fat të keq ai edhe Opozitën, PD, dhe veçanërisht Sali Berishën i sheh si një nga pengesat për të luftuar atë që e quajmë sistem, dhe që nënkupton influencat e të pasurve dhe një grushti oligarkësh. Sipas tij janë kudo. Lexo të plotë intervistën e Fatos Lubonjës.

Pyetja me vend që drejton Lubonja: Pse njerëzit e pasur vijojnë

Zoti Berisha u shfaq në Kuvend, në mes të debateve nëse Berisha duhet të jetë pjesë e PD apo jo. Si e shikoni këtë rol të zotit Berisha?

Lubonja: Kur flas për një front sa më të gjerë, mund të bie në kontradiksion nëse them që Berisha s’duhet të jetë pjesë. Por kur flitet për një front të gjerë, duhet pasur parasysh që Berisha është një nga pengesat që të gjithë faktorët, forcat, mund të afrohen drejt kësaj partie për ta kthyer më shumë te intelektualët, është dhe faktor pengues. Në këtë aspekt, për të gjetur një kompromis, do të ishte më mirë që Berisha të mos kishte rolin e protagonistit. Kur flas për një regjim të ndërtuar me oligarkë, për oligarkë, me media të kapura, nuk mund të mos mendojmë që një nga arkitektet e kësaj ndërtese është Berisha. Brenda PD duhet të ishte dhe ky në debat. Nëse katet poshtë duhet të ishin më të ndara mes dy partive, tani i ka kapur të gjitha një parti. PD nuk përfaqëson të gjithë shqiptarët. Edhe viktimat, edhe ata që i viktimizojnë është vështirë t’i bësh të dyja. Ajo çka është thelbësore është që ky riformim duhet bërë brenda ndërtesës, të gjenden strategji të reja.

Si i shihni forcat e tjera që përmendni në shkrim?

Lubonja: I shikoj në një dobësi të madhe, i shikoj normalisht me këtë fitore të Ramës përsëri do të duhet të kishim parë aktivizimin, fuqizimin, e të gjithë atyre që kanë parë si problem sistemin. Unë i shoh më të heshtur se kurrë shumicën, përjashto Vetëvendosjen. Njerëz të pasur të lidhur me sistemin vijojnë të marrin vota, kjo ngre pikëpyetje të madhe. Kjo është pyetje që ka të bëjë prapë me sistemin. Po kështu edhe shoqëria civile.

Gjithashtu analisti, komentoi dhe pozicionin aktual të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kryeministri ndodhet në një pozicionin e një njeriu triumfues, por njëkohësisht të rrezikuar. Lubonja nënvizoi se Rama dëshiron me të gjitha mënyrat të rikonfirmojë pushtetin e tij.

Basha vijon e thotë që ky është ende fillimi për të rrëzuar Ramën, nga ana tjetër si e shihni kryeministrin?

Lubonja: Rama ka punuar sistematikisht vetëm si të forcojë pushtetin e tij dhe të bëj të pamundur rotacionin në katin e tretë, për të lënë sistemin e pandryshuar. Tani e shikoj në pozicionin e një njeriu që ka triumfuar, por njëkohësisht e shoh si një person të rrezikuar. Ka dalë sheshit sistemi se si punon. Mendoj se për fat të keq nuk është i vetëdijshëm, sepse mendon për sistemin. Do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim. Nuk di se sa mund t’i mbajë interesat e të gjithë atyre që ka përdorur, keqpërdorur. Është një sistem që funksionon nëpërmjet politikës. Është një aventurë, që do ta çojë deri në fund për ta çuar Shqipërinë drejt humnerës nëse ne nuk e frenojmë. E shikoj në një rrugë pa kthim. Problemi është se si është PS, e cila nuk ka vendimtarë që e frenojnë, është futur në këtë rrugë me këtë shofer dhe të gjithë e shtyjnë drejt humnerës, jo vetëm veten e tyre, por edhe Shqipërinë.

*Tiranapost.al.