Politikë

Qeveria Bullgare: Nuk ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë, mbështesim Shqipërinë për nisjen e negociatave

Qeveria Bullgare: Nuk ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë,
Bullgaria nuk do të heqë veton për fillimin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Kjo deklaratë është bërë ditën e sotme qeveria tranzitore bullgare.

Ky qëndrim është miratuar nga nga kabineti qeveritar i kryeministrit të përkohshëm Stefan Janev para pjesëmarrjes në Këshillin Evropian më 14 dhjetor, ku Bullaria do të përfaqësohet nga Presidenti Rumen Radev, sipas mediave bullgare.

“Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe qëndrimin kornizë për perspektivën evropiane.

Për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme për progres në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha Këshilli i Ministrave.

Tiranapost.al