Politikë

Qeveria shqiptare edhe ajo maqedonase mbledhje në Shkup! Marrëveshjet e rëndësishme që priten të nënshkruhen

Qeveria shqiptare edhe ajo maqedonase mbledhje në Shkup!  Marrëveshjet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, së bashku me zëvendëministren Belinda Balluku dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, ku po zhvillohet një mbledhje mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj maqedonase. Në përfundim të mbledhjes do të finalizohen disa marrëveshje dhe memorandume, mes të cilsve edhe ndërtimi i një Porti të Thatë në Strugë, që do të lidhhet me Portin e Durrësit. Propozimi është bërë nga kryeministri Rama.

Disa nga marrëveshjet që priten të nënshkruhen:

3. Formimi i një komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, çështjet ligjore dhe ato me interes të përbashkët.

2. Lidhja hekurudhore Durrës-Shkup

3. Ndërtimi i një Porti të Thatë në Strugë për ngarkesat që vijnë nga Porti i Durrësit

Në fjalën e tij, Edi Rama tha se ka ardhur koha që rajoni të mos qëndrojë me kurriz ndaj njëri-tjetrit.

“Ky është një takim i rëndësishëm, një mbledhje e dy qeverive. Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë godet shkatërron hap plagë dhe dëbon njerëz nga vendi i tyre. Nga ana tjetër është e provokuar për të gjunjëzuar bashkësinë euroatlantike, të gjitha vendet në Perëndim, pjesë e së cilës jemi edhe ne, RMV dhe Shqipëria,. Lufta në vendet tona ka ardhur me çmime stratosferike të energjisë në tregje ndërkombëtare si edhe inflacioni i saj. Kjo kohë për botën ka sjellë shumë ndryshime.

Ne në rajon jemi të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri dhe kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin. Sot të dy vendet tona kanë çelur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap të rëndësishme. Në 6 dhjetor do të mbahet Samiti dhe ne do të jemi aty. Është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke e kërkuar nga njëra anë së bashku nga BE që të na përfshijë më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së çmimit të energjisë elektrike qoftë inflacionit të luftës. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë një mundësi të shohim përtej kësaj faze të zymtë”, tha Rama.