Politikë

Rama batuta me gazetarin e Kosovës: Më bërë pyetje kafenews (i referohet thashethemeve për rrëzimin e Kurtit)

Rama batuta me gazetarin e Kosovës: Më bërë pyetje kafenews

Gjatë konferencës së përbashkët me Albin Kurti, Kryeministri Rama ka bërë disa batuta me një gazetar kosovar.

Gazetari: Po punoni për të shkarkuar Kurtin…

Rama: Nuk do e mbarosh pyetjen.

Gazetari: Është e drejta ime.

Rama: Dëgjon këtu, qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e qeverisë së tij. Kështu që nuk ka lidhje kjo. Tani vazhdo me pyetjen.

Gazetari: A punoni ju zoti Rama për Serbinë?

Rama: Sigurisht(qeshi)

(Qeshje edhe Salla)

Rama: Më fal për ndërprerjen se më pas mendova se do të vinin pyetje të natyrës konceptuale nuk e dija që i gjithë korpusi i pyetje ishte i natyrës së asaj pyetjes së parë ndoshta u keqkuptova, kërkoj ndjesë. Se ju thatë jam i Euroneës në fakt gjithë pyetjet ishin Prishtina Coffenews, se kështu flitet nga anët e Prishtinës.