Politikë

Rama batuta në konferencën me Di Maio: Shpresoj që ambasadori Italian mos largohet pa pasaportën shqiptare

Rama batuta në konferencën me Di Maio: Shpresoj që ambasadori

Kyeministri i vendit tonë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Itali, ku ka mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio.

Nga Palazzo della Farnesina, në Romë, Kreu i Qeverisë u shpreh se shpreson që ambasadori Italian, Fabrizio Bucci, mos largohet nga vendi pa marrë pasaportën shqiptare, sicc bëri dikush tjetër.

Edi Rama tha se takimet bilaterale të ministrave dhe të atyre që nuk ishin të pranishëm gjatë konferencës përfaqësojnë disa kolona të rëndësishmë të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, që janë temat e drejtësisë sigurisë.

Përsa i përket batutës për marrjen e pasaportës shqiptare, kryeministri Rama nënkupton ish-ambasadorin e delegacionit europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm nën Ministrinë e Jashtme italiane.

Me anë të kësaj batute, Kyeministri Rama trego afrimitetin mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe se san ë shtëpi ndjehen italianët në Shqipëri, ku një pjesë flet italisht normalisht, për shkak se janë rritur duke ndjekur televizionet italiane.

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:

Ishte një mbylje mjaft domethënëse e kësaj dite, e këtij komiteti të përbashkët, ku ne mundëm të trajonim tema konkrete, veprime konkrete dhe të identifikonim rrugëtime konkrete me interest ë përbashkët dhe unë jam shumë I kënaqur për këtë ditë.

Ka filluar në pallatin Kixhi, në Kryeministri, dhe pastaj vazhdoi në takimet bilaterale të ministrave dhe të atyre që nuk janë këtu të pranishëm, por që sidoqoftë përfaqësojnë disa kolona të rëndësishmë të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, që janë temat e drejtësisë sigurisë, për të mbërritur në këtë punë të përbashkët mes nesh, që unë jam shumë I bindur që do të sjellë fryte konkrete vitin e ardhshëm.

Unë shpresoj shumë që të mund të jem pjesë bashkë me të tjerët këtu. Do t’iu mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat e përfshirë për të vazhduar punën së bashku brenda kësaj jave italiane, që duam të organizojmë për Qershorin e ardhshëm. Nuk dua të hyj tani në hollësi për të mos I lodhur më shumë ata, të cilët na kanë ndjekur në këtë punë edhe dukë marrë shënime edhe duke ndihmuar si para, ashtu edhe pas.

Shpresoj që ambasadori I shkëlqyer Italian në Shqipëri në fund të misionit të tij mos e lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare ashtu sic ka bërë një mik tjetër që sot është në katet më të larta të kësaj ndërtese. Faleminderit Luigi, faleminderit Fabrizio, ju falënderoj të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti në Tiranë.

Tiranapost.al